Lori Hoxha konfirmon opinionistët në 'Big Brother VIP Albania'

=“Big Brother VIP Albania” do ketë dy opinionistë që do komentojnë ndodhitë brenda shtëpisë.

Një lajm i tillë ka qarkulluar në media dhe është konfirmuar edhe nga producentja Lori Hoxha.

 

Gjatë një interviste me Jonida Aliçkollin, Lori u është përgjigjur shumë pyetjeve.

E pyetur rreth opinionistëve, Lori ka konfirmuar se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

 

Dhe jo, nuk është Arjan Konomi që është përfolur në rrjetet sociale.

“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi (qesh).”