Kampionati i Kosovës/ Dukagjini fiton ndaj Dritës, Prishtina barazon me Ulpianën

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultatin final në 2:1 me golat e Januzit dhe Chibuezes, ndërsa golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e realizoi Ajzeraj në minutën e 39’të të takimit.

Ndërkaq, takimi i dytë mes Prishtinës dhe Ulpianës u mbyll me rezultat të barabartë në 1:1.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Ulpiana përmes Rrezit në minutat e fundit të pjesë së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë kryeqytetasit barazuan shifrat në 1:1 përmes Rrezit.

Me dy ndeshjet e sotme kemi edhe lëvizjet në tabelën e Superligës, ku aktualisht në vendin e parë prinë Drenica me 14 pikë e ndjekur nga Ballkani me 13 dhe Gjilani që aktualisht ka 12.

Më poshtë gjeni edhe renditjen e skuadrave në tabelë: