VIDEO/ Shkolla me turne, Hoxha: Fëmijëve po u hiqet e drejta e studimit me orar të plotë

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetarja Ermelinda Hoxha ka folur mbi nismën e tyre për të firmosur një peticion online kundër mësimit me turne.

Hoxha ka theksuar se ky vendim erdhi pa pritur në momentin e fundit dhe se fëmijëve po u hiqet e drejta e studimit me orar të plotë kur çdo gjë është e hapur.

Ferko: Pse është e nevojshme kjo kërkesë tani?

Hoxha: Menduam se mësimi do fillonte normalisht, jo vetëm ne si prindër por edhe mësuesit. U dha njoftimi në momentin e fundit se shkolla do jetë me turne. Pritëm një reagim, u bë një peticion online nga disa prindër, por po shohim përditë që jo vetëm prindërit por edhe nxënësit po kalojnë problematika shumë të mëdha. Oraret në kryeqytet janë shumë problematike duke pasur mësim me 2 dhe 4 turne.

Në këtë moment janë pranë shkollës ‘1 Maj’, por peticioni po qarkullon në disa shkolla dhe po mblidhen firma edhe në shkolla të tjera.

Ka nisur ditën e sotme, të gjithë prindërit që janë përfshirë ka pasur surpriza në lidhje me interesimin e prindërve. Nesër pasdite në 1 tetor 17:30 te ‘Pazari i Ri’ prindërit  mund të firmosin peticionin. Vetëm në dy ditë shkollë dhe fundjava para, të mundim të firmosim peticionin dhe tja paraqesim ministrisë. Ajo që mësohet në shkollë nuk meret as me mësues privat. Prindërit kërkojnë që oraret e mësimit të jenë 45 minuta dhe jo 20 minuta. Mësimi i pezulluar nga 2019 dhe ky vit që ka nisur, dijet e fëmijëve tonë janë të cunguara, pasi edhe sondazhi i Ministrisë së Arsimit e ka nxjerrë këtë gjë, duke nisur mësimin plotësuese nga 1 shtatori në 27 shtator.

Përse fëmijeve po u hiqet e drejta me orar të plotë kur çdo gjë është e hapur?

Mbi 80 % e mësueseve janë të imunizuar. U bëj thirrje edhe mësueseve që ti bashkohen këtij peticioni pasi edhe për ta është ngarkesë.