‘Përfituan 400 mln lekë kredi nga ID e pacientëve/ Gjykata lë në burg infermieret e psikiatrikut

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorirsë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit, Elisabeta Bardhollarin dhe Orjada Hoxhën.

Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëea tjetrën nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u  vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. 

Bardhollari dhe Hoxha përdornin një instutcion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve.