EMRI/ Humb jetën elektricisti në Kavajë

Sot rreth orës 15:30 në fshatin Gosë në Kavajë, elektricistin Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç e ka zënë korrenti në kabinen elektrike.

Më pas, e kanë shoqëruar në Spitalin e Durrësit për ndihmën e shpejtë.

Mirëpo, nuk ka mundur që të shpëtojë.

Personi që humbi jetën ishte elektricist i vjeter dhe punonte në OSHEE të Rrogozhinës.