VIDEO/ Ambasadori gjerman: Riciklimi, zgjidhje ekologjike - djegia e plehrave, me kosto të madhe

Ambasadori gjerman Peter Zingraf duke folur nga bashkia e Cërrikut u sygjeroi bashkive të bëjnë rickilimin e mbetjeve urbane. Sipas tij, para dërgimit të mbetjeve te inceneratorët duhet të merren parasysh të gjitha alternativat, pasi sipas ambasadorit, djegia e plehrave është proces me kosto të madhe.

Nga SYRI TV.

Ambasadori gjerman në Tiranë, gjatë një vizite në bashkinë e Cërrikut, deklaroi se rruga më e drejt për menaxhimin e mbetjeve urbane është ajo e riciklimit. I pyetur nga Syri Televizion, rreth kostove që po i  shkakton Buxhetit të Shtetit djegia e mbetjeve urbane në inceneratorë, ambasadori Zingraf u shpreh se procesi i incenerimit është me kosto të madhe.

Nga bashkia e Cërrikut, ku inspektoi një investim gjerman për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ambasadori Zingraf deklaroi gjithashtu se procesi i riciklimit përmbush një nga direktivat e Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve, duke e sugjeruar këtë proces edhe për bashki të tjera të vendit.

Aktualisht, qeveria shqiptare ka dhënë qindra milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve, në Elbasan, Tiranë dhe Fier, ku bëhet djegia e mbetjeve në disa qytete. Mirëpo ky proces është cilësuar si korruptiv për shkak të kostove të mëdha, ndërsa shteti ka shmangur zgjidhjet e tjera alternative për menaxhimin e mbetjeve urbane, siç është procesi i riciklimit.