Kriza prek edhe Cristiano Ronaldo-n/ Shoferi i CR7 pret shtatë orë për t’u mbushur me karburant, por në fund...

Shoferi i Cristiano Ronaldos ndenji shtatë orë në karburant për të furnizuar makinën, por përfundimisht u largua i zhgënjyer.

Mbretëria e Bashkuar është goditur nga mungesa e madhe e karburantit ditët e fundit, duke shkaktuar kaos të madh, pasi 90% e stacioneve të benzinës u ka mbaruar karburanti.

Kriza e karburantit po prek edhe më të pasurit, kështu që ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka mbetur pa karburant. Pavarësisht shumës së madhe të parave që ka, kjo nuk e ka ndihmuar në këtë situatë.

Mediat në Angli fotografuan  Bentley 220 mijë paund, në pronësi të Ronaldos, duke pritur për shtatë orë në një pikë karburanti në Mançester.

Përveç shoferit të futbollistit portugez, ishte edhe një Range Rover i drejtuar nga shefi i sigurisë private të Ronaldo-s.

Ajo që zbulojnë mediat angleze është se shoferi u largua nga pika e karburantit në orën 21:00 pasi qëndroi për shtatë orë.