VIDEO/ Opozita abstenon për marrëveshjen me Pfizer, Manastirliu: 3 milionë doza brenda vitit

Opozita abstenoi gjatë votimit  të Aktit Normativ për Marrëveshjen me kompaninë PFIZER. Në mbledhjen e  Komisionit të Ekonomisë, ministrja Manastriliu foli  për shifrat e  furnizimit me vaksina, ndërsa deputeti Erion Braçe propozoi  kufizime për të pavaksinuarit.

Nga SYRI TV.

Opozita nuk kishte  një qëndrim  të qartë për Aktin Normativ të Marrëveshjes për furnizim me  vaksinat Pfizer, prandaj  abstenoi gjatë votimit në Komisionin e Ekonomisë. 

Deputetë  të Partisë Demokratike e argumentuan këtë votim me  mungesën e  kohës për të lexuar të gjithë kontratën.

E pranishme  në mbledhjen e Komisonit të Ekonomisë,  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu  deklaroi se deri në fund të vitit, numri  i vaksinave të siguruara do të jetë  3 milionë. Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të vendosë kufizime për të gjithë qytetarët që nuk janë të vaksinuar. 

Në përfundim të mbledhjes, opozita e zhvendosi aksionin te rritja e  çmimit te bukës, duke kërkuar sërish dëgjesë me Autoritetin e Konkurrencës. 

Partia Demokratike po përgatit një relacion që do ta dorëzojë në Kuvend lidhur me koston dhe  propozimin për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20, në 6%.