SPAK-ut i shpëtojnë edhe 'peshqit e vegjël', aksioni në Dibër u dekonspirua

Prokurorët pranë Prokurorisë Speciale (SPAK) zbarkuan të martën në qytetin e Peshkopisë, duke çuar në pranga një zyrtar lokal, si dhe një sekser që kishte kontaktuar këtë të fundit për punësimet në arsim.

Në pranga përfundoi Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut si dhe shtetasi Halit Shehu. Ky i fundit, ka kontaktuar zyrtarin lokal dhe nëpërmjet dhënies së një shume prej 100 mijë lekësh në formë ryshfeti për punësim në sektorin e arsimit. 

Operacioni u përqesh në mediat sociale, pasi u pa si katandisje e SPAK, që po merret me 'peshq' të vegjël. 

Por edhe ky operacion kaq 'i bujshëm dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu, që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, drejtoreshës së Arsimit në Dibër, nuk ia mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.

Pas marrjes së zarfit me lekë, Fitim Farruku takoi burrin e drejtoreshës së Arsimit, Lulzim Dani. Ndrëkohë, burimet thonë se ka dyshime që operacioni u dekonspirua pasi, Lulzim Dani nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut.

Halit Shehu e Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë  SPAK përgjoi telefonat me përgjim ambiental, por nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani, i cili u shoqërua dhe u la i lirë.