Kush është ‘arma sekrete’ që Putin punësoi për t’i ‘shpërlarë trurin’ Trumpit në 2019

Rusia’ shpërthyese’ Daria Boyarskaya ishte 'arma sekrete' e Vladimir Putinit për të tërhequr vëmëndjen e Presidentit të atëhershme amerikan Donald Trump, në bisedimet që ata patën në Samitin e G20 në 2019, sipas librit të ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grishman.

Libri i saj ‘Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë’ do të dal në treg më 5 tetor.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peshko duke mohuar atë çfarë ishte shkruar.

Sipas gazetës britanike "Daily Mail" , Daria Boyarskaya u punësua nga presidenti rus jo për rolin e saj si përkthyese në takimin e krerëve të shteteve në Osaka, Japoni, por për format e saja fizike.

Misioni i bukuroshes ruse ishte të tërhiqte vëmëndjen e Presidentin e 45 -të të Shteteve të Bashkuara, siç shkruan Grisham në librin e saj të ri.

Ekspertja e çështjeve ruse Fiona Hill e ka quajtur të dyshimtë praninë e përkthyeses ruse, sipas New York Times.

"Me fillimin e takimit, Fiona Hill u përkul dhe më pyeti nëse e kisha vënë re përkthyesen e Putinit, e cila ishte një grua zeshkane shumë tërheqëse me flokë të gjatë, me një fytyrë të bukur dhe trup të bukur," thotë Stephanie Grisham në librin e saj.

"Ajo më tha atëherë se kishte dyshime se  Boyarskaya ishte zgjedhur nga Putini posaçërisht për të shpërqendruar vëmendjen e presidentit tonë," shton Grisham në librin e saj.

Në mediat sociale, Boyarskaya shkruan se punon për Asamblenë Parlamentare të OSBE -së dhe Ministrinë e Jashtme Ruse.

Edhe pse në Osaka, përkthyesja ruse ishte veshur siç i takon një takimi të drejtuesve, në faqet e rrjeteve sociale, ajo publikon foto provokuese.

Në një foto, ajo shihet që ka veshur një fustan transparent me rruaza ndërsa në një tjetër, ajo pozon me thonj të kuq, me një fustan lëkure me një dekolte të guximshme ndërsa qafa e saj është zbukuruar me ar.