FOTO/ Policia: Kjo vajzë 13-vjeçare nga Gjakova është rrëmbyer, ndihmoni ta gjejmë!

Një vajzë e mitur nga Gjakova, vetëm 13 vjeçe, është rrëmbyer nga një 31-vjeçar nga Peja dhe prej saj nuk ka asnjë gjurmë. As nga rrëmbyesi po ashtu nuk ka asnjë gjurmë që nga data 23 shtator 2021 kur fëmija u raportua e zhdukur nga familja e saj.

Ndaj, Policia e Kosovës nisur nga një rast i tillë me ndjeshmëri të lartë, ka publikuar fotot e viktimës dhe të rrëmbyesit të saj për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tyre nga qytetarët.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale dje nga Policia, thuhet:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjakovës, me autorizimin e Prokurorisë  për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi viktimë është Egzona (Halil) Fetaj 1.6.2008 nga fshati Janosh Gjakovë.

Personi i dyshuar është Egzon Krasniqi i lindur me 29.11.1989 i identifikuar me numër personal 1175439044 me banim në fshatin Treboviq-Pejë

Më datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intesive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por në lidhje më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.

Më datë 24.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.

Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.