Ibrahimovic njofton kthimin në fushat e lojës: Gjithçka është nën kontroll, babi është këtu

Zlatan Ibrahimovic ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me postimet interesante në rrjetet sociale që shpesh janë kurioze dhe plot vetë-madhështi. Mirëpo, Ibra rrallë shkruan në gjuhën boshnjake siç shihet në “Story-n” e fundit në Instagram, e cila dha indicie për kthimin e tij në fushë pas dëmtimit.

Sulmuesi suedez me rrënjë boshnjake publikoi një fotografi me lojtarin e kombëtares kroate Ante Rebic, të cilit i jep dorën gjatë ndeshjes kundër Lazios (2: 0), me mesazhin "Gjithçka është nën kontroll, babi është këtu".

Mediat italiane shprehen se Ibrahimovic me postimin e fundit njoftoi kthimin në fushë pasi humbi ndeshjet e fundit për shkak të problemeve me tendinën e Akilit.

Sulmuesi 39-vjeçar ka zhvilluar vetëm paraqitje me kuqezinjtë, atë kundër Lazios, ku luajti për gjysmë ore dhe shënoi një gol.

Milani u mposht në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid 2: 1 gjatë javës, dhe të dielën do të përballen me Atalantën në transfertë.