Sekretarja naziste e kampit të përqendrimit, sot 96 vjeçe, nxirret para gjyqit në Gjermani

Një grua 96-vjeçare që punonte si sekretare për një komandant të kampit nazist të përqendrimit do të përballet me gjyqin në Gjermani të enjten me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së vrasjes së mijëra të burgosurve.

Irmgard Furchner, e cila ishte vetëm 18 vjeçe kur filloi punën në kampin Stutthof në bregdetin baltik në Poloninë e pushtuar nga nazistët, është gruaja e parë që del në gjyq në dekada për krimet e lidhura me Rajhun e Tretë.

Për shkak të moshës së saj në kohën e krimeve të supozuara, kur ajo njihej me emrin e vajzërisë, Irmgard Dirksen, Furchner do të gjykohet në dhomën e të miturve të gjykatës së rrethit Itzehoe, afër Quickborn, në veri të Hamburgut, ku jeton në një azil.

Të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej të cilëve u burgosën në kampin që ishte afër qytetit port Gdansk, do të paraqiten në gjyq dhe do të japin dëshmi për atë që përjetuan.

Furchner akuzohet për ndihmë dhe nxitje të vrasjes në 11,412 raste, si dhe bashkëpunim në 18 raste të tentativës së vrasjes.