Masa depan #Juve & Timnas Italy https://t.co/uQxVeN9chq

— ADNSH™️ #WisVaksin-I🍥 (@Adnansolih) September 30, 2021

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/30/auto_FAhCpItWYAECjNz1632988268.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Allegri i jep leksione taktike kampionëve të Europës dhe trajnerit Tuhel

I duhej një ndeshje e tillë për të treguar vlerat e tij si trajner. Kishte shumë pikëpyetje për Maks Alegrin, por pikërisht në Ligën e Kampionëve arriti t’i jepte leksione taktike kampionëve të Europës dhe trajnerit Tuhel.

Pa Paulo Dibalën dhe Alvaro Moratën që janë dy lojtarët titullarë të skuadrës, trajneri italian bën një lëvizje gjeniale. Aktivizon Bernardeschin si 9-tësh falso.

Të flasësh për një skemë fikse të Juventusit në 90 minutëshin kundër Chelsea-t kërkon shumë guxim. Mund ta thotë dikush si është? Në momentin fillestar dukej një 4-4-2, por ndryshonte shpesh. Në momentin e mbrojtjes shndërrohej në 5-3-2, ku Danilo spostohej në qendër dhe Kuadrado ulej në linjë me të. Rabiot spostohej si qendër e majtë, Lokateli përpara mbrojtjes dhe Bentankur qendër e djathtë. Bernardeschi dhe Chiesa shqetësonin Jorgihnon në nisjen e topit. E njohin mirë dhe e nxorën jashtë loje italianin.

Në momente të tjera, Juvja shndërrohej në 4-3-3, ku Kuadrado spostohej në sulm dhe Chiesa nga e majta. Kjo gjë shastisi Chelsean, që e kishte të vështirë të çante mbrojtjen. Tuhel përdori këtë strategji, por Juvja u vendos përpara mbrojtjes së tij dhe nuk doli kurrë për të lënë hapësira. Bonucci ishte perfekt në markimin e Lukakut dhe lojtarët e krahëve të kampionëve të Europës zhgënjyen këtë herë.

Mjafton të shihni golin e Juventusit për të kuptuar që ishte diçka e kërkuar. Aspak rastësi. Topi kthehet prapa në këmbët e tij që pasimin e gjatë e ka për notën 10. Rabio spostohet aty ku shkon topi, sulmohet hapësira nga Bernardeschi dhe Chiesa nuk gabon.

Ky i fundit është një lojtar fenomenal. I fortë, i shpejtë dhe këmbëngulës. Fitorja e mbrëmshme ishte frymë grupi, por mbi të gjitha leksion taktik i Masimiliano Alegrit.