Ndër amerikanët e evakuuar nga Kabuli, një person ngjall dyshime të forta

Uashington - Më shumë se 100 qytetarë amerikanë dhe banorë të përhershëm të ligjshëm të evakuuar në Abu Dhabi nga Afganistani me një avion çarter, pritet të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara të enjten më 30 shtator, tha Departamenti i Shtetit dhe organizatorët e fluturimeve.

Zyrtarët amerikanë të mërkurën po punonin për të verifikuar saktësinë e listës së udhëtarëve në bordin e avionit charter, tha Departamenti i Shtetit, pasi organizatorët e fluturimit thanë se Uashingtoni u mohoi të drejtat e uljes.

"Stafi ynë i ambasadës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka punuar gjatë gjithë kohës për të verifikuar saktësinë e listës së udhëtarëve dhe është duke koordinuar me organet e kufirit në terren për të siguruar që udhëtarët të kontrollohen dhe verifikohen para se të lejohen të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara ”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

"Ne presim që udhëtarët të vazhdojnë udhëtimin e tyre nesër në mëngjes," shtoi zëdhënësi.

Bryan Stern, një themelues i grupit jofitimprurës Project Dynamo që planifikoi fluturimin nga Kabuli, tha vonë të martën se agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare i kishte mohuar të drejtat e uljes për çarterin në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë të mërkurën, Stern tha se DHS i kishte identifikuar autoriteteve në aeroportin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe një person  “si problem” midis të evakuuarve,  por nuk e dinte saktësisht nëse ai ishte arsyeja që u ishte hequr e drejta e uljes.