Konkurrenti i “Për’puthen” ofendon publikisht Arlida Nezhën! Ja si i përgjigjet ajo!

Takimi i zhvilluar mes Arlinda Nezhës dhe Azem Hamitit ka ndezur shumë debate në studio.

Sipas konkurrentëve të tjerë Azemi është shumë djalë ‘i butë’ për një vajzë si Arlinda.

“Do atë shprehjen: ‘Të më rrahi tre herë në ditë’ vëllai, atë do ajo. Nuk do rob të qetë ajo”,- ishte deklarata e Redit që bëri të gjithë studion të reagojë.

Në fillim, Arlida zgjodhi që të mos reagonte, por pasi moderatorja Bora Zemani e pyeti Redin disa herë se ç’do të thoshte shprehja, ajo vendosi të flasë.

Pjesë nga biseda:

Redi Kastrati: Desha të thoja që për tipin që ka Arlida, as Albi, as unë, as Azemi nuk jemi të duhurit. Me aq sa pashë, Tola (pseudonimi) nuk do këtë tip mashkulli. Ne na ka zgjedhur nga aparenca se i dukemi…”

Arlida Nezha: Tola do një burrë që ta rrahë tre herë në ditë… Me ça konotacioni është, ma thuaj pak të lutem!

Redi Kastrati: Me kuptimin si e ka thënë Bleona Qereti ‘unë dua burrë të më rrahë tre herë në ditë!’. Ta thash me batutë, nuk ta thash në atë kuptim… që do një mashkull të fortë.

Arlida Nezha: Kjo është ofenduese shumë një herë! Gjej vendin dhe thuaje batutën!