Rama 'krenohet': Nuk kemi vendosur shumë yje policësh të vrarë në mur

Ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha është vendosur në memorialin para Ministrisë së Brendshme bashkë me mbi 200 dëshmorë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Rama mbajtur një fjalë të shkurtër mes shiut duke deklaruar se fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm.

Edhe pse ishte një ceremoni-homazh, Rama sërish e përdori për propagandë.

Ai u krenua duke deklaruar se ka kaluar një kohë e gjatë që kur u vendosur ylli i fundit në memorial.

“Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore," tha Rama.

Të pranishëm në ceremoni ishin zyrtarë të lartë të qeverisë, ministrisë dhe vetë familjarë e të afërm të të ndjerit nënkomisar, Saimir Hoxha.