Iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës/ Basha hakmerret ndaj Bylykbashit, i heq drejtimin e ‘Zgjedhores’

Deputeti i PD Oert Bylykbashi nuk do jetë drejtuesi i Reformës Zgjedhore.

Ndryshe nga herët e tjera, deputeti që ka drejtuar reformat zgjedhore për shkak të ekspertizës në këtë fushë, mungojë gjatë vizitës së Kryetares së Misionit të OSBE/ODIHR, Urzula Gaçek e cila mbërriti pasditen e sotme në selinë blu për të dhënë rekomandime për përmirësimin e reformës zgjedhore.

Rezervat për mënyrën se si po propozohen reformat nga selia blu, por edhe vendimi për të qenë në krah të Sali Berishës, mjaftuan që Lulzim Basha reformën zgjedhore t’ja besojë Enkelejd Alibeajt.

Deputeti demokrat ishte mbrëmjen e sotme në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Durrës. Përpos Bylykbashit, figurat e tjera në krah të ish-kryeministrit ishin; Edi Paloka, Flamur Noka, Igli Cara, Tritan Shehu, etj.