Koreja e Veriut pretendon se ka testuar raketën hipersonike, ekspertët japin alarmin: Mund të ndryshojë…

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar këtë të martë raketën hipersonike. Kjo raketë ka potencialin të jetë një nga armët më të shpejta dhe më të sakta në botë.  Ajo gjithashtu mund të pajiset me një kokë bërthamore.

Nëse Koreja e Veriut mund të prodhojë dhe vendosë me sukses një armë bërthamore hipersonike, analistët thonë se kjo mund të ndryshojë ekuilibrat ushtarak në rajon.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e Penianit tha se zhvillimi i armës “strategjike” ishte një nga pesë “detyrat me përparësi kryesore të planit pesëvjeçar” për mbrojtjen e vendit.

Analistët perëndimorë që panë fotografinë e postuar nga Koreja e Veriut thonë se arma kishte karakteristikë të një arme hipersonike.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se prova së martës nuk përbënte “një kërcënim të menjëhershëm për personelin ose territorin amerikan, ose për aleatët tanë”, por “ka ndikim destabilizues në programin e armëve të paligjshme (të Koresë së Veriut)”.

Penianit i ndalohet të testojë raketa balistike dhe armë bërthamore sipas ligjit ndërkombëtar. Testet e mëparshme të tilla janë ndëshkuar me sanksione nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.