Sllovenia pezullon ‘Johnson & Johnson’ pas vdekjes së një 20-vjeçareje

Sllovenia ka pezulluar vaksinimin me “Johnson & Johnson” pasi një 20-vjeçare ndërroi jetë pasi mori dozën e parë.

Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër vaksinimit në Slloveni.

Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje mes vdekjes së të resë dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë Janez Poklukar.

Vdekja e gruas këtë javë ishte rasti i dytë serioz i efekteve negative të vaksinës “Johnson & Johnson”, e cila është aplikuar në 120,000 njerëz në Slloveni, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve STA.

Vaksinimi është rritur ndjeshëm në Slloveni javët e fundit pasi autoritetet prezantuan lejet Covid të cilat nevojiten për të punuar në firmat shtetërore.

Sllovenia ka rekomanduar vaksinat “Johnson & Johnson” për të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç, ndryshe nga disa vende që e kanë kufizuar përdorimin e tyre tek njerëzit e moshuar.