‘Pasardhësi i Messit’, Fati rinovon kontratën me Barcelonën

Ansu Fati është rikthyer nga lëndimi pas 10 muajsh dhe menjëherë realizoj gol në përballjen me Levanten.

Futbollisti ka kontratë aktuale me klubin deri në qershor të vitit 2022, dhe tashmë ka nisur bisedimet me Barcen për një marrëveshje të re.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, negociatat mes palëve janë duke shkuar shumë mire dhe thuhet se marrëveshja e re mund të finalizohet javën e ardhshmë.

‘Blaugranët’, dëshirojnë ta blindojnë yllin e tyre duke i ofruar zgjatje të kontratës me pagë më të lartë.

Përveç Fatit, drejtusit e Barcelonës janë në bisedime edhe me Pedrin pasi edhe atij i skadon kontrata në fund të eidicioni, por klubi dëshiron ti mbajë në ekip për një kohë të gjatë