VIDEO/ Reciprociteti, Hamidi: Situata ka ndryshuar! Frika nëse pala kosovare do tërhiqet...

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Kryeredaktor i FrontOnline, Lavdim Hamidi, ka folur mbi tensionin në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave.

Hamidi ka theksuar se është për tu vlerësuar mbështetja e opozitës ndaj reciprocitetit, por mbetet shtetësuese fakti nëse ky vendim ka ardhur i konsultuar me aleatin kryesor SHBA apo si një vendim që është marrë në funksion të zgjedhjeve lokale.

Hamidi: Nga 20 shtatori situata ka ndryshuar dhe këtë nuk po e pranon dot Serbia. Tashmë problemi është mbartur në Bruksel dhe nuk besoj se nga takimi i sotëm do të arrihet një zgjidhje pasi të gjitha zhvillimet kanë ndodhur në prag të fushatës për zgjedhjeve lokale dhe kjo i konvenon Kurtit, dhe nga ana tjetër, pak muaj më vonë në prill të vitit të ardhëm kemi zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Serbi, ku favorit edhe këtë herë është partia e Vuçiçit.

Ferko: Duke u ndalur te vendimi për reciprocitetin, është mirëpritur ky vendim nga ana e qeverisë së Kosovës, kishte disa kritika nga opozita se ishte vendim i vonuar apo në favor të zgjedhjeve në Kosovë, por në përgjithësi ky vendim është mirëpritur. Në kënvështrimin tuaj, ishte një vendim i vonuar dhe a ka ndonjë mundësi që qeveria të tërhiqet nga ky vendim?

Hamidi: Është për tu përshëndetur qëndrimi i opozitës në zbatimin e reciprocitetit por problemi është nëse ky vendim i qeverisë a është koordinuar me aleatët e Kosovës, konkretisht me SHBA.

Deri më tani nuk ka pasur një sinjal se ky vendim ka pasur mbështetjen e SHBA pasi ka pasur deklarata në media nga DASH i cili e ka vlerësuar si të nxituar dhe rrezikon sigurinë kombëtare në Kosovë.

Frika është nëse pala kosovare do tërhiqet njëshëm duke i sjellë në Prishtinë Forcat Speciale duke mos zbatuar reciprocitetin, atherë në këtë rast nuk do të humb vetëm Kurti dhe qeveria e tij por do të humbë e gjithë Kosova.