Gjykata e BE anulon marrëveshjet tregtare të Marokut

Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian anuloi miratimin nga blloku i 27 vendeve për marrëveshjet e bujqësisë dhe peshkimit që lejojnë Marokun të eksportojë mallra nga Sahara Perëndimore, shkruan France24.

Vendimi mund të dëmtojë marrëdhëniet e BE -së me Marokun, megjithëse gjykata tha se efektet e marrëveshjeve të vitit 2019 do të ruhen gjatë një periudhe të caktuar "për të ruajtur veprimin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe sigurinë ligjore mbi angazhimet e tij ndërkombëtare".

BE -ja është partneri kryesor tregtar i Marokut dhe investitori më i madh i huaj në mbretërinë e Afrikës së Veriut, sipas bllokut.

Çështja u soll në gjykatë nga Fronti Polisario, lëvizja që kërkonte pavarësinë e Saharasë Perëndimore nga Maroku. Lëvizja sfidoi vendimet e Këshillit Evropian, organi që vepron në emër të vendeve anëtare të BE -së.