Liga e Kampioneve/ Mësoni 8 përballjet që do të luhen ditën e sotme

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të mbyllin raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, dhe kompeticioni më elitar i klubeve të futbollit në Evropë do të sjellë disa ndeshje fenomenale.

Gjithçka do të startojë me 2 sfidat e orës 18:45, ku Atalanta do të presë kampionët e Zvicrës, Jang Bojs, ndërkohë që Zenit do të ndeshet me Malmon.

Spektakli do të kulmojë në orën 21:00, ku spikat kryendeshja mes Juventusit dhe Çelsit, që do të zhvillohet në Torino. Gjithashtu në fushë do të zbresin skuadra të tjera prestigjioze si Bajern Mynih, Mançester Junajdit dhe Barcelona, që do të kërkojnë triumfin, për të mos e komplikuar kualifikimin në fazën e grupeve.