Trajneri i Sheriff-it flet pas fitores ndaj Real Madrid: Shumë kishin thënë se...

Mbrëmë Sherif Tiraspol bëri një arritjet më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve. Në pjesëmarrjen e tyre të parë në këtë kompeticion madhoir, klubi moldav arriti të fitojë 2-1 kundër Real Madrid, duke marrë kryesimin e grupit të tyre me 6 pikë. Një triumf që ka kënaqur trajnerin e Sheriffit, Yuriy Vernydub.

“Unë po e shijoj atë që bënë djemtë e mi. Disa lojtarë të mëdhenj kishin thënë më parë se nuk kishte vend në Ligën e Kampionëve për ekipe si Sherifi, por dëshmuam të kundërtën. Bëmë mrekullinë dhe në fund fituam. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për Sherifin, por jam edhe më krenar për djemtë e mi, " tha Vernydub në konferencën për shtyp.