Një ish oficer i KGB-së, ja kush është Presidenti i ekipit moldav që bota po flet

 E gjithë bota po flet për ekipin moldav Sherif. 

Me një vlerë ekipi prej 12 milionë euro dhe një pagë mesatare prej 100 mijë eurosh, Sherifi mundi Real Madridin pas Shakhtarit dhe la të gjithë me gojën hapur.

Edhe Ançelotti trajneri i Real Madridit një ekip me vlerë 850 milion euro, tha: 'Çfarë të shpegoj, nuk ka asgjë për të thënë’.

Victor Gushan presidenti i klubit një ish oficer i KGB-së paguan futbollistët e klubit në bazë të performancës.

Sheriff, klubi dhe qendra më e madhe e Moldavisë, u themelua në 1996 nga kompania e dytë më e madhe e Transnistrisë, Sherif.

Ajo merret me tregtimin e cigareve dhe të alkoolit dhe tregtisë ushqimore.

Victor Gushan pronari i kompanisë Sherif në Transnistria zotëron dhe pika karburanti, një stacion televiziv, një rrjet supermarketesh, fabrika alkooli dhe një rrjet celularësh.

Midis 2020-2021, Sherif fitoi 19 kampionate.

Në vendin më të varfër të Evropës, u ndërtua një hotel me 5 yje, terrenet e stërvitjes dhe një stadium me vlerë 200 milionë dollarë i projektuar për sezonin e dimrit. 

Nga ana tjetër, nuk ka kufi  për lojtar të huaj në Moldavi. 

Të 11 futbollistët që luajtën kundër Real Madridit ishin krejt të panjohur.

Thuhet se paga më e lartë e futbollistëve në Sherif është 160 mijë euro. 

Paga mesatare e skuadrës është 100 mijë euro.

 Paga e stafit varion nga 100 në 450 euro. 

Bonuset i jepen stafit dhe lojtarëve bazuar në arritjet.