Të hënën, banorëve të disa lagjeve në Tatakorte, një fshat pranë bregdetit, iu dha urdhër të mbyllen brenda shtëpive për t'u mbrojtur nga gazrat e mundshëm toksikë.

Shpërthimi i vullkanit nuk shkaktoi vdekje apo plagosje, megjithatë 6,000 njerëzve u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët presin që faza e aktivitetit shpërthyes  të zgjasë edhe disa javë, madje edhe muaj.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/29/auto_-640-0-6153f8d170f041632896662.jpg", "width": 900, "height": 442 } }

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit në ishujt Kanarie, frikë nga gazi toksik, llava arrin në oqean

Llava e vullkanit, e cila hyri në një fazë shpërthyese dhjetë ditë më parë në ishullin La Palma, në arkipelagun spanjoll të Ishujve Kanarie, arriti në oqean natën e së martës (28 shtator), një fenomen që shqetëson ekspertët, të cilët shpjegojnë se mund të jetë e rrezikshme.

Zhvillimi u njoftua menjëherë pas orës 23:00 nga Instituti i Vullkanologjisë në Kanarie (INVOLCAN). "Rrjedha e llavës arriti në det në Playa Nueva, "shpjegoi INVOLCAN përmes Tëitter-it.

Pamjet e transmetuara nga një rrjet televiziv rajonal në Ishujt Kanarie, tregojnë llavën e ndezur që hyn në ujë, ndërsa një sasi e madhe avulli ngrihet lart.

Vullkani Kubre Vieha, ka hyrë në një fazë shpërthyes më 19 shtator.

Përzierja e llavës, shkëmbit të shkrirë dhe materialeve të tjera me një temperaturë prej 1.000 e më shumë gradë Celsius me ujin e detit, i cili ka një temperaturë prej 20-25 ° C, ngre shqetësime  , sepse ka të ngjarë të lëshojë gazra toksikë dhe mikro-grimca të dëmshme të rrezikshme për njeriun.