Interi s’di të fitojë në Champions, ndalet nga Shakhtari

Në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” të Kievit u luajt ndeshja e dytë e Grupit D të Champions League mes Shakhtar Donetsk dhe Interit, shkruan Syri.net.

Kjo sfidë u mbyll në barazim, me dy ekipet që marrin pikën e parë në grup.

Në pjesën e parë, ukrainasit ishin më konkretë, por Interi goditi traversën me Barelën dhe humbi një rast të artë me Xhekon që gaboi pak metra larg portës.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit ishte më e qartë duke humbur disa raste të pastra, por vetëm kaq.

Interi merr 1 pikë duke komplikuar dhe më shumë situatën në Ligën e Kampionëve.