Formacione zyrtare/ Real Madrid-Sheriff Tiraspol, Ancelotti rreshton skuadrën sulmuese

Real Madrid do të ndeshet me Sheriff Tiraspolin në kuadër të sfidave në grupe të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët vijnë dukshëm të favorizuar në letër ndaj një skuadre që është debutuese në Champions.

Megjithatë, moldavët nuk duhen neglizhuar pasi në ndeshjen e parë mposhtën pastër 2-0 Shaktarin duke marrë 3 pikë në Grupin D.

Ançeloti do të hedhë në fushë nga minuta e parë një formacion 4-3-3, teksa sulmi do të plotësohet nga Hazard-Benzema dhe Vinicius Zhunior.