VIDEO/ Momentet kur rrethohet Aldi Rama, policia sjell pamjet

Policia e Lezhës jep informacionet e fundit nga vendi ku u vra efektivi Saimir Hoxha.

Policia njofton se autori i krimit, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e Shtetit ka sjellë edhe një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21 vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.

Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA. Ai kishte qëlluar veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.