Pas Kretës, lëkundje tërmeti edhe në Itali/ Regjistrohen dy të tilla

Dy tërmete me magnitudë 3.6 dhe 3.7 u regjistruan në sekuencë të shpejtë pak pas orës 02:45 të mëngjesit në Veneto, në provincën e Trevisos në Itali.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), dy tërmetet kishin një thellësi prej rreth 10 km dhe epiqendra e tyre u regjistrua në Miane.
Lëkundjet u ndjenë nga popullata, por për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo prona.