EMRAT/ Dyshohen për korrupsion në arsim, ja kush janë të ndaluarit në Dibër

SPAK ka zbarkuar në Zyrën Arsimore të Dibrës, ku dhe ka kryer kontrolle.

Me urdhër të SPAK, janë bërë disa ndalime. Është ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut të Dibrës.

Po ashtu, i ndaluar është edhe Lul Dani, polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit.

U ndalua gjithashtu Halit Shehu, specialist pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar të lartpërmendurit, por dyshohet për korrupsion në arsim.

Oficerët e SPAK ende po kryejnë operacionin, e mësohet se janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa.