'Autori qëlloi veten me plumb në kokë', vrasësi i efektivit mbërrin në Tiranë

Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha ka mbërritur në Spitalin e traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme, 21-vjeçari ndodhet në vdekje klinike.

Pas vrasjes së oficerit, në aksion nga ajri dhe toka të RENEA e FNSH, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë duke qëlluar veten me plumb në kokë, ku u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.