SPAK në Dibër/ Shoqërohen në komisariat 3 zyrtarë nga 2 institucione të ndryshme

Pas zbarkimit të SPAK në Dibër, mësohet se oficerët kanë mësyrë në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Sipas burimeve për mediat, SPAK ka shkuar pranë këtyre institucioneve dhe po verifikon një sërë dokumentacionesh.

Deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës tre zyrtarë, dy inspektor të ZVA-s dhe financieri i Këshillit të Qarkut.

Ende nuk dihet nëse këta persona kanë të njëjtën çështje të cilën po e heton SPAK apo janë çështje të ndryshme, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.