VIDEO/ Tregu i sigurimeve, rritje me 4.7%, AMF: 745 mijë kontrata për 2021

Pandemia dhe tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 kanë ndërgjegjësuar qytetarët të sigurojnë jetën dhe pronën. Sipas të dhënavë të autoriteti të mbikqyrjes financiare në 8 mujorin e këtij viti tregu i është kthyer ritmeve normale të parakrizës. AMF raporton se kompanitë e sigurimit deklaruan 745 mijë kontrata të lidhura, një rritje prej 4.7% krahasuar me një vit më pare.

Nga Syri Tv

Pandemia dhe tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 kanë ndërgjegjësuar qytetarët të sigurojnë jetën dhe pronën. Sipas të dhënavë të autoriteti të mbikqyrjes financiare në 8 mujorin e këtij viti tregu i është kthyer ritmeve normale të parakrizës pasi primet e shkruara bruto rezultojnë në rritje me 11.5% krahasuar me 2019. Sipas AMF, kompanitë e sigurimit raportuan për 745 mijë kontrata të lidhura, një rritje prej 4.7% krahasuar me një vit më parë

Ritmet më të larta të rritjes këtë vit po i shfaq tregu i sigurimit të jetës, ku primet u zgjeruan me 29.3%. Edhe në tregun e jo-jetës shumica e produkteve janë në përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më pare ku norma më e lartë e rritjes këtë vit po vërehet në produktet kryesore të sigurimit vullnetar. Në sigurimin nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore primet e shkruara bruto janë rritur me 44.1%. Edhe në këtë produkt, në një pjesë të madhe rritja lidhet me kredinë për banesa dhe me sigurimin e detyrueshëm të pronave të lëna si kolateral.

Rritja e çmimit të pronave dhe rritja e vlerës së kredive po jep një impakt pozitiv edhe në tregun e sigurimeve në vend. Rritje të konsiderueshme, me 29%, për këtë vit po shënon edhe sigurimi vullnetar Kasko i automjeteve.

sipas AMF sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta mbeten dominuese, por pesha e tyre ka rënë lehtë këtë vit në 64.7%, nga 66.6% që ishte vitin e kaluar. Produktet me normën më të lartë të rritjes janë sigurimi kufitar me 156% dhe kartoni jeshil me 27%. Kjo rritje është e lidhur direkt me hyrjen e më shumë mjeteve nga jashtë vendit, falë lehtësimit të ndjeshëm të lëvizjes krahasuar me vitin 2020.