VIDEO/ Vrasja e oficerit, kërkime me helikopter për autorin Rama

Kërkime të shumta po bëhen në Lezhë për autorin e vrasjes së oficerit të Krimeve, Saimir Hoxha.

Pasi policia identifikoi autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldo Rama, kanë nisur kërkimet intensive për ta kapur. Në operacion është edhe një helikopter i policisë.

Helikopteri po fluturon mbi zonën ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Policia thotë se grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.