VIDEO/ Ekzekutimi i policit, zbardhet dinamika e ngjarjes kriminale

Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës për parcelat e drogës. Viktima është Saimir Hoxha, 44 vjeç.

Nga raportimet paraprake mësohet se një grup efektivësh të anti-drogës në Policinë e Lezhës po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Vainit.

Sipas informacioneve paraprake të SYRI TV, grupi i kontrollit ka ndaluar makinën ku ka qenë autori i dyshuar, kjo për shkak të kontrolleve që po ushtronin për kanabis.

Por gjatë ndalimit, autori i dyshuar Aldo Rama ka qëlluar më drejtim të efektivit dhe më pas është larguar, që ndërkohë janë  ngritur postoblloqe.

Operacioni po zhvillohej pas informacioneve për parcela në atë zonë.