Liga e Kampioneve/ PSG publikon listën për përballjen me Manchester City-n, ja vendimi për Messi-n

Ora e hakmarrjes ka ardhur për Paris Saint-Germain, që pret Manchester City në orën 21:00 si pjesë e raundit të dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Mauricio Pochettino dhe djemtë e tij kanë mundësinë e hakmarrjes pas eliminimit në gjysmëfinalet e Champions vitin e kaluar nga ekipi anglez (1-2, 0-2).

Për këtë përballje, tekniku argjentinas llogaritë si pjesë të grupit dy lojtarë të rëndësishëm: Lionel Messi, i cili humbi dy takimet e fundit dhe Marco Verratti, i dëmtuar që në fillim të shtatorit me kombëtaren italiane, janë pjesë e grupit prej 23 lojtarësh. Nuk mungojnë as Kylian Mbappe, Neymar, Gianluigi Donnarumma dhe Marquinhos që supozohet të jetë titullar.