Ngjarja tronditëse/ Polici i vrarë po ushtronte kontroll për bimët narkotike

Një oficer policie është vrarë më armë zjarri në Lezhë.

Nga raportimet paraprake mësohet se polici Saimir Hoxha është qëlluar me armë zjarri në Ishull Lezhë.  Mësohet se ai po ushtronte kontroll për bimët narkotike.

Burimet thonë se viktima ishte 44 vjeç.

Polici i vrarë me detyrë nën/komisar po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.

Një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.