Dikur luante përkrah Ronaldos ndërsa sot shet qumësht, histori për film e ish futbollistit

Richard Eckersley ishte dikur një mesfushor shumë premtues i Akademisë së Manchester Unitedit. Ai e ka pranuar se ka përfunduar në shitës qumështi nga një lojtar që dikur luante përkrah Cristiano Ronaldo.

Eckersley debutoi për Unitedin në vitin 2009, megjithëse ndeshja e tij e fundit në futbollin profesional ishte në vitin 2015 me Oldham Athletic.

 “Oldham nuk kishte as para e as shpresë. Po ktheheshim nga një dasmë, e kishim një foshnje të porsalindur, dhe i thashë gruas sime se doja ta lija futbollin”, tha Eckersley për The Athletic.

 “Kam menduar për Cristiano Ronaldon që është kthyer në United, herën e fundit kur ai ishte atje isha edhe unë, po ushtroja me të por tani unë merrem me produkte të qumështit, shes qumësht tërshëre”, tregoi ai.

I pyetur për hollësitë nga jeta e tij tani, ish-mesfushori u shpreh se jeta që gëzon i sjell lumturi.

“Ne kemi në pronësi një shtëpi dhe kopshtin tonë ku e prodhojmë ushqimin tonë. Ne i prodhojmë 25.000 litra qumësht në muaj”, nënvizoi ai.