Është vetëm ndeshja e dytë, por vendimtarja për të kuptuar nëse Milani ka një të ardhme në Evropë

“Anfield” mund të konsiderohet si një lloj prove. Milani u kthye në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe Liverpool ishte skuadra me të cilën u përball në këtë kompeticion madhor. Pavarësisht se nuk arritën të fitojnë, Milan arriti ta vinte nën presion skuadrën angleze.

Por tashmë gjërat bëhen më serioze. Kuqezinjtë e nisin aty ku e lanë në vitin 2014, kundër Atletico Madrid. San Siro, mund të jetë një faktor në Ligën e Kampionëve dhe skuadra e Piolit do të tentojë të marrë rezultat pozitiv.  Skuadra spanjollemund të mos ketë asgjë për t’i pasur zili, por deri më tani kanë luftuar fort, si në Spanjë ashtu edhe në Evropë. Nuk do të jetë e lehtë për klubin Lombard. Por nëse nuk fitojnë tani, kur do vijë?

Është vetëm ndeshja e dytë, por sonte është një ndeshje vendimtare për të kuptuar nëse Milani ka një të ardhme në Evropë. Pjesë e një grupi mjaft të fortë, kuqezinjtë realisht kanë pak shpresë për të kaluar në fazën tjetër. Vendi i tretë do t’i çonte në Europa League, i cili do të ishte një rezultat i mirë.

Por kuqezinjve nuk i ndalohet të ëndërrojnë dhe me një grup djemsh të uritur gjithçka është e mundur.

Sigurisht që nëse humbet ndeshja e dytë nuk do të jetë fundit, por pikët e fituara ose të humbura në shtëpi bëjnë diferencën, në fund.