Reperi i njohur rrezikon burgim të përjetshëm

Artisti i njohur rrezikon burgim të përjetshëm, akuzat që rëndojnë mbi të..

Këngëtari amerikan R Kelly është shpallur fajtor për drejtimin e një skeme duke shfrytëzuar famën e tij për të abuzuar seksualisht me 11 persona gjatë dy dekadave.

Nëntë gra dhe dy burra dëshmuan gjatë gjyqit të ashpër gjashtë javor duke përshkruar poshtërimin dhe dhunën seksuale të shkaktuar nga fituesi i Grammy.

Pas dy ditësh, gjykata e shpalli Kelly-n fajtor për të gjitha akuzat me të cilat ai përballet.

Dënimi do të jepet më 4 Maj dhe mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave.

Gjykatësit zbuluan se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme që joshi gratë dhe fëmijët që të abuzonte seksualisht.

Këngëtari kishte trafikuar gjithashtu gra midis vendeve të ndryshme të SHBA-ve.

Ky vendim vjen 13 vite pasi artisti u lirua nga akuzar për pornografi të fëmijëve pas një gjyqi në shtetin e Illinois.