Vrau një person dhe plagosi katër të tjerë, dalin pamjet kur ish-futbollisti i Fenerbahces qëllon me armë

Ish -futbollisti turk Sezer Ozturk dyshohet se vrau një person pas një sherri në rrugët e Stambollit dhe për të është lëshuar një urdhër -arresti.

Ozturk, i cili luajti për Ferenbahcen dhe Besiktas, dyshohet se nxori armën pas një grindjeje me një grup personash dhe vrau një prej tyre dhe plagosi katër, raportojnë mediat turke.

Arsyet e përplasjes ende nuk dihen, por Abdullah M, i cili u vetëdorëzua, i tha policisë se nuk mori pjesë në vrasjen e Khalil Ibrahim S dhe se ai ishte thërritur nga djali i Sezer Ozturk rreth orës 17:00. Ky i fundit i kishte thënë se babai i tij ishte përleshur me disa persona.

Së fundmi, kanë dalë edhe foto nga momenti kur Ozturk, i dyshuar, qëllon me armë drejt turmës, ku mbeti i vraë një person.

Policia është në kërkim të Ozturkut, i cili është në arrati që nga incidenti.