VIDEO/ Shkrumbohen Benz-at në Elbasan, ja dyshimet e para

Dy makina tip Benz janë djegur në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në porët e para të mëngjesit të kësaj të marten ë lagjen lagjen “5 Maji”, Elbasan ku ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. dhe në automjetin e shtetasit N.D.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij zjarri.

“Më datë 28.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”, Elbasan ka rënë zjarr  në automjetet  tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan, dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që burime pranë policisë shpjegojnë se ka dyshime që djegia e mjeteve të ketë qenë e qëllimshme.

Pamjet e siguruara nga Syri TV: