Ish futbollisti Fenerbahces gjuan me armë drejtë një turme, vritet një person

Sezer Ozturk, ish-futbollisti i Fenerbahces dhe Besiktasit raportohet se është përfshirë në një përleshje me armë ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur katër të tjerë më 19 shtator, sipas mediave turke, që po raportojnë gjatë ditës së hënë.

NTV Spor citoi dëshmitarët që thonë se se Ozturku u përfshi në një përleshje që ndodhi në rrugë.

Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve të paverifikuara video, futbollisti hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish në një vend pranë distriktit verior të Stambollit, Şile.

Policia është në kërkim të Ozturkut, i cili është në arrati që nga incidenti.

Üztürk lindi në Gjermani në 1985. Ai e filloi karrierën e tij të futbollit me akademinë e Bayer Leverkusen.