Sot luhet finalja e parakohshme e Ligës së Kampioneve, Milan sfidon Atletico-n në ‘San Siro’

Ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Kampionve zhvillohen mbrëmjen e sotme, ku na presin disa duele shumë interesante.

Sonte do të kemi në program dy derbi, njëri prej të cilëve është përballja e skuadrave që konsiderohen si favoritët më të mëdhenj në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint Germain, me shumë mundësi me Lionel Messin në skuadër, do të presë Pep Guardiolan e Manchester Cityt. Të shumtë janë ata të cilët mendojnë se kjo do të jetë finalja e këtij viti në Ligën e Kampionëve, dhe sonte është një mundësi ideale për të parë se çfarë mund të bëjnë këto dy skuadra.

Pas më shumë se shtatë vitesh, Milani pret në San Siro një ndeshje Championsi. Kuqezinjtë përballen me Atletico Madrid në një derbi tjetër, teksa shpresojnë për pikët e para në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Atletico barazoi me Porton në ndeshjen e parë dhe ndaj Milanit shpresojnë të arrijnë fitoren.

Interi viziton Shakhtar dhe në Ukrainë zikaltërit shpresojnë të marrin tri pikët e para, pas një disfate të dhimbshme ndaj Real Madridi në fund.

Në sfidat e tjera, Real Madridi luan në shtëpi kundër Sherrif Tiraspolit, Porto përballet me Liverpool.

Programi i raundit të 2:

Grupi A:

21:00 PSG - Manchester City

21:00  Leipzig - Club Brugge

Grupi B:

21:00 Milan - Atletico

21:00 Porto - Liverpool

Grupi C:

18:45 Ajax - Besiktas

21:00 Borussia Dortmund - Sporting

Grupi D:

18:45 Shakhtar - Inter

21:00 Real Madrid - Sherif