Sirenat e luftës do të bien sot në të gjithë Greqinë, ja pse

Një aktivizim testues i të gjithave sirenave të Mbrojtes Civile, në të gjithë Greqinë, do të bien sot më 28 shtator, si pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake ‘Parmenion 21’’.

Sipas Minsitrisë së Mbrojtes Civile greke, testi do të kryhet në dy faza, në një periudhe prej pesë minutash.

Konkretisht:

Në orën 11:00 sipas orës lokale do të fillojë alarmi për një periudhë prej 60 sekondash dhe në 11:05 sinjali i përfundimit të alarmit do të bjerë prej një periudhë prej 60 sekondash( tingull i vazhdueshëm me volum konstant).

I njëjti njoftim thekson se aktivizimi i sirenave të alarmit të Mbrojtjes Civile ka një qëllim thjesht testimi dhe për këtë arsye nuk ka arsye për konfuzion ose shqetësim.

Vihet re se stërvitja ndërdisiplinore kombëtare në shkallë të gjerë "Parmenion 21", filloi të Premten, 24 shtator dhe do të përfundojë të Premten, 1 tetor shkruajnë mediat greke.