EMRI/ Benzi i pret rrugën trajlerit, vdes shoferi në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan këtë mëngjes.

Si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i një mjeti në aksin Elbasan – Peqin.

Personi që ka ndërruar jetë është 64-vjeçari Haxhi Bala.

Ja njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi H.B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.