Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, viziton sot Tiranën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën. Në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave do të pritet nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare. Më pas, në orën 10:00 do të takohet nga Presidentn Ilir Meta.

Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës "Korab Muça" dhe  të kopshtit ‘Europa" në Qerek të Krujës, që u rindërtuan me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Vizita e znj. Von Dde Leyen bëhet përpara Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor të datës 6 tetor.

Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, duke filluar me Shqipërinë e më pas, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.