Paraqitja e parë publike e Fjolla Morinës pas rifitimit të lirisë

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, ka një javë që u lirua nga paraburgimi.

Gjatë kësaj kohe, këngëtarja nuk ka qenë aktive aspak në rrjetet sociale.

 

Por pritjes i erdhi fundi dhe Fjolla u rikthye me një postim të veçantë.

Ajo publikoi një fotografi me vajzën e saj, teksa e uroi për

fillimin e vitit të ri shkollor.

 

“Nje fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejte dijes…jam shumë krenare me ty alayah.morina suksese për ty dhe gjithë fëmijët anë e kënd botës”, është shprehur Fjolla.